19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Shtetasi i Shqipërisë nuk e pranon fajësinë se ia dha 10 euro ryshfet policit në Vërmicë

I pandehuri Qamil Halilaj, në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e pranoi fajësinë për dhënien e 10 eurove ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë këtij muaji.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i pandehuri Halilaj deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se nuk e pranon fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të pandehurit Halilaj, avokati Durim Nevzati kërkoi që provat mbi të cilat bazohet aktakuza t’i dorëzohen në afat prej 10 ditësh.

Pas kësaj, gjyqtarja Raima Elezi obligoi Prokurorinë Themelore në Prizren që brenda 10 ditësh t’i dorëzojë provat e kërkuara mbrojtësit të të pandehurit Halilaj.

Me këtë, shqyrtimi fillestar përfundoi, ndërsa seanca e radhës u caktua më 10 tetor të këtij viti.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 10 gusht 2021, e ngarkon Qamil Halilajn se më 6 gusht të këtij viti, në pikën kufitare në Vërmicë, i ofroi në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrtarit policor të Kosovës pasaportën, në të cilën i kishte futur 10 euro, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur zyrtari policor e pyet të pandehurin Halilaj se përse i kishte vendosur 10 euro në pasaportë, i pandehuri Halilaj i është drejtuar me fjalët “Janë për ju, për të pirë një kafe”. Me këtë rast thuhet se i njëjti është ndaluar nga policia ku edhe i janë sekuestruar përkohësisht dokumentet e tij personale, si dhe kartëmonedha prej 10 eurove.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën “Dhënia e Ryshfetit “ nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila është e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen te? pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se jane? fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Lajmet e Fundit