23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Spitali i Prizrenit, 173 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1,250 pacientë për COVID-19, prej tyre 1,142 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,062 me oksigjeno- terapi si dhe 60 të tjerë janë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 376 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 812 pacientë, 707 me COVID-19 pozitivë dhe 686 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme:

– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi:
– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë
– Spitali i Pejës, 188 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 154 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 88 pacientë,

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit