20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

204 gjoba në 24 orët e fundit në Prizren për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia rajonale e Prizrenit ka shqiptuar 204 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-Covid.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00.

Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.

“Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët. Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit