Ronaldo në histori, rekord për golat me kombëtare

Përveçse shpëtoi ekipin e tij, Cristiano Ronaldo vendosi një rekord të ri personal në ndeshjen kundër Irlandës në kualifikueset e Botërorit 2022.

Autor i një dygolëshi në fund të ndeshjes (89, 90 + 6), portugezi 36-vjeçar theu rekordin e Ali Daei me 109 gola me Iranin (midis 1993-2006), të cilin ai e kishte barazuar kundër Francës gjatë Europianit.

Një rekord i ri që i shtohet atyre të golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (134), Real Madridit (450), Euro (14) dhe kombëtareve evropiane, përpara hungarezit Ferenc Puskas (84).

Portugalia fitoi 2-1 kundër Irlandës dhe tashmë ka 8 pikë dhe është lider në grupin e saj.

Image

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit