3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Të rinjtë e LDK-së, me Facebook kundër korrupsionit

FR-LDKForumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës synon që përmes rrjeteve sociale ta luftoj korrupsionin në vend. Ata kanë hapur një faqe në Facebook me titull “Kosova pa korrupsion”. Sipas udhëheqësve të Forumit Rinor, kjo faqe është një mundësi e re dhe e lehtë për ta denoncuar këtë dukuri.

“Kosova pa korrupsion” është një nismë e të rinjve të LDK-së, përmes se cilës synohet që të ngritet vetëdija e qytetarëve për të denoncuar, luftuar dhe kundërshtuar të gjitha dukuritë korruptive në Kosovë. Kështu tha kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi. Ai tha se beson në një Kosovë pa korrupsion.

“E kemi zgjedh ta adresojmë përmes Facebook-t sepse të rinjtë kanë shumë qasje në rrjete sociale, edhe do të jetë një formë shumë e thjeshtë përmes së cilës ata mund të denoncojnë korrupsionin. Të rinjtë tanë do të jenë në mbikëqyrje të kësaj faqeje dhe të gjitha materialet do të publikohen me emrin ‘Kosova pa korrupsion’ edhe qytetarët do ta kenë të ruajtur konfidencalitetin”, tha ai, transmeton RTK.

Të gjitha këto publikime për një Kosovë pa korrupsion, Ibrahimi tha se do t’i adresojnë dhe do t’i denoncojnë në mekanizmat përkatës, e që shpreson se do të kenë sukses. Ndryshe në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, të publikuar nga Transparency International, Kosova renditet në vendin e 111-të të korrupsionit duke u krahasuar me Tanzaninë dhe Etiopinë.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1456 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1456 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e energjisë për ndriçimin publik në fshatra nga shkurti i vitit 2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka njoftuar udhëheqësit e fshatrave se qeveria komunale do të merr përsipër pagesën e faturave të energjisë...

Lajmet e Fundit