6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Kate dhe Princi William do të udhëheqin “monarkinë moderne”

Me afrimin e ditëlindjes së tyre të 40 -të, Kate Middleton dhe Princi William janë gati të përqëndrohen në “rindërtimin” e familjes sipas karakterit të tyre, ndërsa bëhen gati që të udhëheqin familjen mbretërore më vonë.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit së bashku hartuan një sërë rregullash të suksesshme që i ndihmuan ata të përballonin jetën mbretërore dhe familjare për një dekadë, transmeton portal arbresh.info

Arsyeja se pse ata treguan sukses kaq të madh dhe u bënë kaq të dashur për publikun, është sepse ata të dy rrjedhin nga familje të ndryshme.

Kate vjen nga një familje punëtore, gjë që siguron ekuilibër të përsosur për Ëilliam si mbret i ardhshëm.

“Ai ka përvojën për të ditur mbi institucionet, ndërsa Dukesha sjell qëndrimin e një familjes me këmbë në tokë”, tha Jamie Louter-Pinkerton, një ish-sekretare e gjykatës private.

Duke u përqëndruar në nismat nga shëndeti mendor përmes prindërimit deri tek ndryshimet klimatike, “ata luajnë një rol vërtet të rëndësishëm në gjetjen e një pike lidhjeje për një sërë temash me të cilat familja nuk ka qenë gjithmonë e lidhur”.

Fal shembujve të prindërve të Katë dhe martesës 73-vjeçare të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip, William dhe Kate janë gati për të udhëhequr mbretërinë.

Tani që Princi Harry dhe Megan Markle nuk janë më anëtarë mbretërorë të familjes së parë, më shumë vëmendje po i kushtohet Dukeshës dhe Dukës së Kembrixhit “si fytyra moderne e institucionit”.

Kate dhe William ngjajnë që janë gati për detyrën e re.

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit