20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Suharekë, mantelbardhët fushatë për Bali Muharremajn (VIDEO)

Dy zyrtarë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, dy ditë më parë me anë të video-mesazheve kanë bërë thirrje të votohet kryetari aktual Bali Muharremaj në zgjedhjet e paraparë të mbahen pas një muaji.

Bërja e këtyre video-mesazheve me anime politike pak kohë para hapjes së fushatës zgjedhore, po shihet e dëmshme për këtë proces nga opozita.

”Ne si LDK jemi shumë të shqetësuar me sjelljen e zyrtarëve që janë punojsë të QKMF-së e të cilët kanë kontratë dhe në qëllim të kësaj bëjnë favore”, tha Ardian Shala nga kjo parti.

Madje, një veprim i tillë është i ndaluar me ligj.

Gjatë ditës kontakti me dy mantel bardhët ishte i pamundur.

Njëjtë ishte edhe me ud. e drejtorit të kësaj QKMF-je e koordinatoren e kësaj qendre, Salë Bytyqi, për të cilën Klani mëson se ishte në detyrë gjatë bërjes së këtyre video-xhirimeve.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje për këto sjellje të mantel bardhëve, gishtin ia drejtojnë kryetarit aktual të Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndërsa, Muharremaj mohon të ketë ushtruar ndikimin e tij tek këta punëtorë shëndetësorë.

”Demokraci, kanë drejt të shprehen si të donë. Ne që udhëheqim herë na shajnë e herë na lavdërojnë. QKMF ka afro 250 punëtorë, dhe është e drejt e tyre, unë nuk vendosi”, tha Muharremaj.

Ky tha se video të ngjashme ka me dhjetra në telefonin e tij.

Më Shumë

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit