Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, raporton PrizrenPress

Një automjet i udhëtarëve ka goditur një fëmijë, ku si pasojë e lëndimeve i mituri është dërguar për tretman mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull fëmijë i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Rasti në procedurë të rregullt”, njofton policia./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit