Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël, raporton PrizrenPress

Bimët e dyshuara janë asgjësuar me djegie në vendin e ngjarjes, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rahovec, 15.09.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit