Quni viziton ‘Lirinë’ e Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar Klubin Futbollistik “Liria”.

Ai, pas kritikoi pushtetin aktual, premtoi mbështetje për këtë klub të futbollit.

“Edhe këtu qeveria lokale ka dështuar të ofroj përkujdesjen e nevojshme. Projekti i ndërtimit të stadiumit dhe objekteve përcjellëse është stopuar nga komuna, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Quni.

“Objektet e ndërtuara po shndërrohen në gërmadhë dhe strehë e përdoruesve të narkotikëve dhe gjërave tjera devijante.Kjo qeveri që në gjithçka e gjithkund ka dështuar, me votë duhet ndëshkuar”.

“Ne do të bëjmë të pamundurën të mundur që KF “Liria” të marrë trajtimin e duhur, në mënyrë që të ketë mundësinë infrastrukturore të arrijë suksese me të cilat do të krenohemi të gjithë”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe bar

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit