Florian Marku me lot në sy pas fitores: Thanë se jam kick-bokser, por ja ku jam sonte

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shkruar historinë, duke fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme, shkruan Insporti.

Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç

Pas ndeshjes, me lot në sy, Marku tha se kishin dyshuar në të, duke e quajtur kick-bokser, por ja ku është sonte.

“Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur. Gruaja ime është shtatzënë dhe këtë fitore ia dedikoj asaj dhe gjithë familjës sime” – tha Marku pas fitores, përcjell Insporti.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit