13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Prizren, dështon gjykimi për rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia”

Për shkak të mungesës së anëtares së trupit gjykues, sot ka dështuar të vazhdojë gjykimi për korrupsion ndaj ish-Kryeinspektorit Islam Thaqi dhe pesë zyrtarëve tjerë komunal, raporton Drejtësia Sot.

Bashkë me ish-drejtorin Thaqi, për rrënimin e aneksit tek Abi Çarshia, po gjykohen edhe deputetja Jetmire Vrenezi, Inspektorja e ndërtimtarisë Egzona Morina Thaqi, si dhe tre zyrtarët e Drejtorisë së Inspektoratit Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi.

Ndryshe, nga zyra e kryetares së trupit gjykues u bë e ditur qe seanca e sotme nuk do të mbahet ndërsa ajo e radhës u caktua për 14 tetor 2021, me fillim nga ora 10:00.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit për “Abi” SHPK – Prizren.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur 20 dhjetor 2019, përshkruan që zyrtarët komunal kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje në atë mënyrë që realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Tutje të pandehurit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç ‘rast gjatë rrënimit, “Abi” ShPK në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69.729.66 euro.

Drejtësia Sot

 

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit