15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kandidati i pavarur për Komunën e Prizrenit: Prioritet depolitizimin e arsimit

Kandidati i Pavarur për Komunën e Prizrenit, Milazim Lushaj ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme.

Lushaj tha se do të angazhohet për një qeverisje transparente e cila do të bëjë centralizimin e vendimmarrjes nga niveli komunal deri te njësit më të vogla administrative.

Ai tha gjithashtu se Prizreni edhe pas 20 viteve ende ballafaqohet me problemin e ujit të pijes, me ujërat e zeza, ndotje të ambientit, njofton Klankosova.tv.

“20 vjet pas luftës Prizreni ende ballafaqohet me ujin e pijes, edhe përkundër se rrethohet prej lumenjve, dhe burimeve të ujit, 20 vjet pas luftës Prizreni ballafaqohet me ujërat e zeza dhe ndotje të ambientin, sheshin me të cilin krenohet, sheshi shatërvan është ende i shkatërruar. Prandaj unë angazhona për një qeverisje ndryshe, një qeverisje transparente, e cila do të bëjë centralizimin e vendimmarrjes nga niveli komunal deri te njësit më të vogla administrative, në aspektin e pronës, të menaxhohet prona komunale dhe të afrohet kushte për pronë për çifte të reja, kushte të banimit, një rol primar duhet ta ketë digjitalizimi i qytetit dhe kjo duhet të bëhet që nga administrata komunale në tërësi, deri te bibliotekat digjitale, për të i mundësuar nxënësve dhe studentëve në literaturën që ju mungon”, tha Lushaj.

Lushaj në arsim tha se pikë e parë do të jetë depolitizimi.

“Si pikë e parë e arsimit do të jetë depolitizimi, e dyta krijimi i hapësira komfor nxënësve, për shkak se në disa paralele ka numër më të madh të nxënësve se sa që lejojnë kushtet, duhet t’i jepet prioritet mësimit dual, ekonomia e Prizrenit ofron atë mundësi, nëse organizohet një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve edukativo-arsimore dhe ekonomisë së Prizrenit mund të realizohet”, theksoi Lushaj.

Në shëndetësi, Lushaj tha se do t’i jepja mjekut prioritet kudo që mungon.

“Prioritet do t’i jepja mjekut kudo që mungon, funksionalizimin dhe aftësimi i mëtutjeshëm i qendrës së diagnostikimit në QKMF, laboratorin mobil për marrjen e mostrave të gjakut dhe analizave të tjera të cilat do ta shkarkonin në masë të madhe laboratorin i cili aktualisht është funksional në QKMF, pajisja me kartela digjitale për çdo pacient, mjekësia do ta kishte më të lehtë të identifikonte problemet e secilit pacient”, tha Lushaj.

Më Shumë

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre...

Lajmet e Fundit