Antonio Conte i interesuar të bëhet trajner i Newcastle United

Conte kuptohet se është i interesuar për kushtet financiare në Newcastle United, pasi supozohet se do te jetë emërimi i parë menaxherial i konsorciumit të Lindjes së Mesme.

Pasi është marr vesh se pronarët e ri do të investojnë menjëherë në afatin kalimtar të verës, Conte besohet se do të pranoj vetëm nëse ka ndikim në transferimet që do të bëhen.

Conte nuk ka pasur gjithmonë kontroll të plotë mbi transferimet gjatë kohës së tij në Chelsea dhe në postin e tij të fundit në Itali me Interin.

Italiani fitoi Serie A me Interin, por u largua pas shitjes së lojtarëve kryesor si Achraf Hakimi dhe Romelu u shitën respektivisht te PSG dhe Chelsesa, teksa zëvendësimet e nivelit të lartë nuk ishin të garantuara.

Si pjesë e marrëveshjes së tij me Interin ai nuk mund të kthehet në punë në Serie A deri në vitin 2022.

Që nga largimi nga San Siro, ish-trajneri i Juventusit është lidhur për të marr postin e Arsenalit dhe Barcelonës, shkruan chroniclelive, transmeton Klankosova.tv.

Një pengesë e mundshme për çdo klub të interesuar për Conte është se preferenca e tij është të fillojë punën në një klub në fillim të një sezoni të ri.

Kjo do të ishte pika fillestare e negociatave për Newcastle nëse ata zgjedhin Conte dhe ata mund të kenë për ta bindur atë që të fillojë punën me një pjesë të sezonit tashmë të shkuar.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit