8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim projektin për rregullimin urbanistik në këtë komunë.

Siç u shpreh ai në ATV, ndërtimet e larta në Prizren do të shkojnë ashtu që nuk do të vihet fare në diskutim mbrojtja e zonës së parë nga ndërtimet e reja, por shton se për t’i plotësuar kërkesat e bizneseve dhe banorëve, kryerja e disa ndërtimeve është e nevojshme.

“Tani janë në përfundim Hartat Zonale dhe në këto harta saktësisht specifikohet se në cilat pjesë të qytetit do të ketë ndërtime të larta dhe në cilat pjesë ndërtime të ulëta apo të mesme. Logjikisht duke u bazuar në ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike në zonën e parë të qytetit natyrisht se nuk do të ketë ndërtime të larta. Ndërsa në pjesë të tjera jashtë zonës së dytë sigurisht që do të parashihen me Harta Zonale ndërtimet e larta sepse është një kërkesë imanente jo vetëm e ndërtuesve, por edhe e qytetarëve. Po ashtu Ndërtimtaria si Biznes tërheq pas vetës një zinxhir të zhvillimit ekonomik dhe kjo është e rëndësishme,” – tha tutje Totaj.

Ai shtoi se beson se Hartat Zonale e kanë paraparë që ndërtimi i lartë do të bëhet në zonën e tretë të qytetit./ATV LIVE/

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit