Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pranuar se në raundin e parë nuk ka arritur të marrë besimin për të qeverisur edhe një mandat.

Ai para mediave tha se kanë fituar rreth 42 për qind të votave dhe se në balotazh nuk do ta kenë problem fitoren.

“Kjo përqindje do të rritet edhe më shumë me ardhjen e kutive të reja. Ne kemi fituar sepse diferenca është shumë e madhe krahasuar me vendin e dytë. Në Prizren në raundi ne parë asnjë parti nuk ka pasur më shumë se 40 për qind, ndërsa ne jemi diku te 42 përqindëshi, dhe besoj që do të rritet edhe më shumë përqindja jonë. Nuk është problem edhe nëse shkojmë në balotazh”, tha ai para gazetarëve.

Mytaher Haskuka deri më tani kur janë numëruar mbi 60 për qind e votave ka fituar mbi 40 për qind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së mbi 31 për qind

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Lajmet e Fundit