6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Ndalohet një person për dhunë në familje, policia në Dragash e verifikon që ishte i kërkuar nga gjykata

Është ndaluar një person nga fshati Radeshë i Dragashit për dhunë në familje, por kur policia kishte identifikuar të dyshuarin e kishte verifikuar se ai kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren.

Nën ndikimin e alkoolit ai kishte sulmuar familjarët e tij, njëkohësisht duke i larguar nga shtëpia.

Meqë i dyshuari ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje, në bazë të urdhër arrestit dhe shkaktimit të dhunës në familje nën ndikim të alkoolit i dyshimti S.H i lindur në vitin 1973, pas informimit të prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin, i dyshimti ndalohet në mbajte në afat prej 48 orë, ndërsa më rastin për dhunë në familje janë informuar mbrojtësi i viktimave dhe qendra sociale.

Rasti është nën hetime.

Më Shumë

Hiqet sërish rrjeta e peshkimit në Krajk, vazhdojnë kontrollet në terren

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30, në zonën e Krajkut është hequr sërish rrjeta e peshkimit nga shefi i rojeve, ndonëse...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit