-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Gastronomia do të punojë deri në ora 23:00, muzika lejohet vetëm deri në 21 e 30

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar një sërë masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në kuadër të këtyre bëjnë pjesë edhe kufizimet për gastronominë, lokalet tani do të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në ora 23:00, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa muzika lejohet të lëshohet vetëm deri në orën 21:30. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në katër persona në tavolinë, ndërsa në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë persona në tavolinë apo banak.

Të gjitha këto vendime u morën në mbledhjen e 41 të Qeverisë e cila u mbajt online. Pos, gastronomisë, orari i kufizimit të lëvizjes është shtyrë deri në ora 24:00 si dhe bartja e maskave akoma ka mbetur obligative.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i largojnë masat e tanishme kundër COVID-19, pasi sipas tyre qytetarët e vendit kanë nevojë për masa si shtetet e rajonit të cilët nuk kanë orë policore dhe nuk janë të detyruar t’i mbajnë maskat në ambiente të hapura.

Masat për gastronominë:
33. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.
34. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
35. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
36. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
37. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
37.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;
37.2. Ndërsa paguan porosinë;
37.3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
37.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
38. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.
39. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
40. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.
41. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
42. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.
43. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.
44. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
45. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
46. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi

Më Shumë

Stinori pranveror i basketbollit nis me derbin e sontëm në Prizren

Superliga e Kosovës sonte rikthehet në aksion me stinorin pranveror që pritet të jetë shumë interesant. Kjo është pjesa vendimtare, ku skuadrat japin maksimumin dhe...

Policia shqiptoi 1564 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit