15.3 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Jetoj brenda syve të tu

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Jetoj brenda syve të tu,
në sytë e mi ti ke shtëpinë.
S’jemi vetvete
secili është tjetri.
Vera ime ka dy skaje:
njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde.
Ti hyn në të djeshmen time
humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën.
Unë hyj në të ardhmen tënde,
Humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë.
Sa do doje të kishe në duar të djeshmen time!
Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde!
Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë?
Për të djeshmen time ti mund të pyesësh një lumë,
dy lisa, një dem,
edhe varrin,
varrin e nënës.
Krejt e kotë.
T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë.
Sonte jemi vetëm e sotme. / KultPlus.com

 

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma...

Lajmet e Fundit