Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda Naran (FOTOT)

Marrëdhënia e trazuar e Mauro Icardit me Wanda Naran, ka marrë një tjetër kthesë, pasi sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që duket se konfirmon se ata janë ndarë përfundimisht.

Icardi, 28 vjeç, tani ka i ka bërë “unfollow” gruas së tij në Instagram, ndërsa ka postuar edhe një foto të re me mesazhin: “Nuk është aq keq të jesh vetëm”.

Ky postim duket se i jep fund lidhjes së tyre, ndërkohë që pak ditë më para Wanda Nara e akuzoi publikisht Icardin-in për tradhti.

Një javë më parë Nara shkroi në Instagram: “Shkatërrove një tjetër familje për një ku***‘, duke pretenduar se Icardi kishte pasur një lidhje.

Icardi dhe Nara u martuan në maj 2014 pasi Nara la ish-bashkëlojtarin e Icardit në Sampdoria, Maxi Lopez, i cili kishte tre djem me modelen./ Gazeta SHQIP

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit