8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Abdixhiku kujton Ukë Bytyqin: Mbetet figurë identifikuese e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës dhe veprimtarin e madh të LDK-së, Ukë Bytyçi.

“Sot u bën 19 vjet nga vrasja makabre e Ukë Bytyqit, veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kryetarit të degës së LDK-së dhe Kryetarit të Suharekës. Ukë Bytyqi, tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, ai ishte gjithmonë ndër të parët, kurdo dhe kudo që i duhej atdheut, edhe atëherë kur me pushkë duhej mbrojtur pragu i shtëpisë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se Ukë Bytyqi, me vullnetin dhe përkushtimin e pashoq kontribuoi edhe në krijimin e një kulture qeverisëse demokratike në nivel lokal.

“Gjersa po festonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, së bashku me aktivistë dhe qytetarë, ai u vra pabesisht nga dora kriminale që nuk ia donte të mirën komunës e atdheut. Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyqi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se kujtimi për kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqi është i përjetshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Lajmet e Fundit