7.7 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Cazorla: Xavi është gati për të drejtuar Barcelonën

Mesfushori spanjoll Santi Cazorla beson se trajneri i tij i Al Sadd, Xavi Hernandez “është plotësisht gati” për të udhëhequr Barcelonën.

Xavi, një legjendë e Barcelonës, konsiderohet ndër kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Ronald Koeman, nëse holandezi shkarkohet.

I pyetur nëse Xavi është gati të jetë trajner i blaugranave, Cazorla, i cili ndihmoi Al Sadd të fitojë Emir Cup në fillim të këtij muaji, tha: “E shoh atë plotësisht gati. Është ëndrra e tij dhe është në mendjen e tij në një moment në të ardhmen. Pak njerëz e njohin klubin e Barcelonës si ai. Unë e shoh atë krejtësisht të aftë”.

Xavi u largua nga Barcelona në vitin 2015 për Al Sadd, pasi kishte luajtur për skuadrën e Katarit deri në vitin 2019 përpara se të merrte postin e trajnerit.

Skuadra e Xavi-t dhe Cazorla-s, Al Sadd nuk ka humbur që nga marsi i vitit 2020, që është 34 ndeshje në ligë pa humbje.

“Që kur kam ardhur, nuk kam humbur në ligë dhe kam fituar pesë tituj në total”, tha ish-lojtari i Arsenalit.

“Kam qenë me fat që kam fituar trofe në Evropë, por jo aq shpesh sa këtu, dhe në vetëm një vit e gjysmë”, përfundoi Cazorla.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’ në Prizren ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Speciale

Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48...

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Lajmet e Fundit