22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Qeveria së shpejti në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te pemët dhe perimet.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo rritje me ritëm të shpejtë u ndikua nga berza botërore, e cila ndikoi edhe në shtete më të zhvilluara.

“Pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë teksa po punojnë që në ditët në vijim të bëjnë një pako masash në mënyrë që qytetarët t’i kalojnë më lehtë vështirësitë financiare.

Ngritja e çmimeve ka ngjallur shqetësime te qytetarët dhe shoqëria civile në Kosovë.

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit