11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Nëndega e VV-së në lagjen “Bajram Curri” del në mbështetje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit

Nëndega e  VV-së në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, duke e mbështetur Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit.

Ky lajm u bë i ditur në një konferencë për media të mbajtur sot nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ku të pranishëm ishin të sapo aderuarit.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj  ka prezantuar aderimin në PDK të 14 antarëve të kryesisë së VV-së të nëndegës “Bajram Curri”.

“Jam shumë i nderuar, i lumtur dhe falenderues ndaj këtij besimi të madh që po marr çdo ditë nga qytetarët e Prizrenit pa dallim partie. Prania këtu me neve sonte e anëtarëve të kryesisë së nëndegës së Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen “Bajram Curri”, që tashmë janë anëtarët më të rinj të ekipit tonë fitues, është dëshmi e mbështetjes gjithnjë në rritje për vizionin tonë për Prizrenin zhvillimor. Është tashmë e qartë që programi dhe vizioni jonë ka depërtuar tek çdo lagje, familje e shtëpi të komunës së Prizrenit. Ne do të qeversim për qytetarët dhe bashkë me qytetarët”, tha  Totaj .

Ish-kryetari i nëndegës së VV-së në lagjen “Bajram Curri”,  Qëndrim Kryeziu, ish-nënkryetari, Shkodran Kryeziu, ish-sekretari organizativ Visar Xhoxhaj dhe 11 ish-anëtarë të kryesisë së VV-së kanë falendëruar kryetarin Totaj që e hapi derën dhe i mirëpriti.

Ata u shprehën të zhgënjyer me kryetarin Mytaher Haskuka.

” Jo vetëm që nuk përmbushi asnjë premtim të tij, por ka degraduar qytetin dhe veçmas dështimi është i dukshëm në lagjen “Bajram Curri”.

Ata janë shprehur optimist se me kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të kthehen edhe punët e mira dhe investimet në lagjet e Prizrenit.

Më Shumë

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit