Aguero u dërgua në spital për teste të zemrës

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero është dërguar në spital për teste për shkak të problemeve në gjoks që pati, ka njoftuar Barcelona të shtunën mbrëma.

Aguero është larguar pak para fundit të pjesës së parë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Alavesit, që përfundoi baras 1:1.

Aguero u rrëzua dhe mbante dorën në gjoks, ndërsa mori tretman disa minuta në fushë, para se të dërgohej në Spital. Nga Barcelona është thënë se ai është dërguar në spital për “kontroll të zemrës.

Trajneri i përkohshëm i Barcelonës Sergi Barjuan për La Liga TV, ka thënë se nuk mund të tregojë diçka më tepër pos që Aguero është dërguar në spital dhe po i nënshtrohet testeve.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit