15.7 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur për 8.86%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për -2.75%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 16.99%.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë. Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-2.75%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 16.99%. Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 8.86%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.

Më Shumë

Duda Balje thotë se ka kushte për ta votuar qeverinë e re

Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus”...

QRTK Prizren finalizon projektin për restaurimin e shtëpisë së Vehbi Haxhiut

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka përfunduar me sukses hartimin e projektit për ndërhyrje restauruese dhe konservuese të Shtëpisë së Vehbi...

Lajmet e Fundit