Klubi i Futbollit të Femrave”Liria” e Prizrenit shënon fitore kundër “Heroinave” të Drenasit

Klubi i Futbollit të Femrave “Liria” e Prizrenit, ka shënuar fitore me rezultat 3:0, kudër “Heroinave” të Dranasit.

Ndeshja është zhvilluar sot në Boka të Korishës.

Pjesa e pare u dominua plotësisht nga vendasit.

Futbollistja Anita Musaj, në këtë pjesë shënoi dy gola.

Ndërsa, goli i tretë është shënuar nga Drenusha Zogaj.

Ky golë është shënuar 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Femrat nga Prizreni në pjesën  e dytë luajtën me një lojtare më pak pasi që Anita Musaj u ndëshkua me karton të kuq.

Trajneri i Klubit të Futbollit të Femrave “Liria” e Prizrenit, Naif Jahaj, u shpreh i kënaqur me rezultatin e vajzave.

“Mbrojtja e udhëhequr nga Blerta Popaj dhe Leonora Qabrati ishte në nivel të lartë dhe arriti të evitojë çdo tendencë të kundërshtarit që shkonte në drejtimin e portës së nikoqirit”, tha ai.

Jahaj tregon se kjo është fitorja e tretë .

“Pas disa vështirësive ekipi po konsolidohet dita ditës dhe kjo është fitorja e tret në Superligë”, tregon Jahaj.

“Shpresojmë që ditëve në vazhdim do të bëjmë më të mirën sepse ekipi do të ngritët në mënyrë të vazhdueshme. Synojmë që në sezonin vjeshtor të arrijmë nivelin mesatar sepse tani më nuk jemi ekipi më i dobët i Superligës ashtu siç ishte sezonin e kaluar”, shprehet Jahaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit