Shabani: Infrastruktura ka qenë dhe do të mbetet prioritet në Dragash

Kryetari aktual, dhe kandidati për kryetar të komunës së Dragashit nga radhët e PDK-së, Shabani Shabani, ka thënë se infrastruktura ka qenë dhe do të mbetet prioritet në Dragash.

“Një ndër prioritetet në mandatin që kam pasë më herët ka qenë edhe infrastruktura, për fat të mirë kemi arritur të kemi investime të dukshme në atë drejtim qoftë në bashkëpunim më nivelin qendrorë, ashtu edhe lokal. Për sa i përket angazhimeve të përgjithshme prioritet i kam pasur rrugët, në përgjithësi edhe kanalizimet, ujësjellësit, dhe çështjet e tjera që lidhet drejtpërdrejt me investimet kapitale”

“Përndryshe do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen, vlen të theksohet se një ndër projektet më kapitale që ka pasë komuna e Dragashit ka qenë memorandumi për zgjerimin e rrugës Zhur-Dragash, dhe Dragash-Brod, duke përfshirë edhe pjesën e dytë të Tyrbe-Zaplluxhe, që do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik” tha Shabani në Prime Time.

Shabani pritet të ballafaqohet me Bexhet Xheladinin në balotazhin e 14 nëntorit për të parin e Dragashit./PORTALI.info/

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit