7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Eriksen drejt Ajaxit

Mesfushori danez nuk do të kthehet më në Inter dhe po sheh përpara në rikthimin e tij në fushën e blertë.

Pesë muaj më parë, jeta e Christian Eriksenit ka ndryshuar përgjithmonë.

Mesfushori danez kishte pësuar sulm në zemër teksa po luante për Danimarkën në Euro 2020.

Nga ajo kohë, futbollisti kualitativ nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Eksperienca e tij në Inter me këtë rast ka marrë fund pasi në Itali nuk i lejohet të luajë me defibrilator.

Kështu, ish-futbollisti i Tottenhamit tash po shikon përpara.

Ai do të mundohet të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në sezonin 2022/2023.

Dhe, me gjasë 29 vjeçari do të rikthehet në klubin e tij të dikurshëm, Ajax.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet edhe në atdhe, në ekipin Odense.

Eriksen nuk mund të ndahet nga futbolli, prandaj planifikon t’i kthehet atij në vitin 2022.

Më Shumë

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Lajmet e Fundit