Prizren/ Policia gjen të dyshuarin që shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një person i cili dyshohet se shkaktoi  aksidentit trafikut me motoçikletë, pa targa në rrugën “Brigada 128” në Prizren.

Sipas Policisë i dyshuari më 24 nëntor 2021 ishte duke lëvizur me motoçikletë të tipit “Skuter” përgjatë rrugës dhe nga pakujdesia ka goditur këmbësorin i cili ishte duke ecur pranë rrugës në anën e djathtë, në të njëjtin drejtim me motoçikletën.

“Sipas deklaratës te këmbësorit pas aksidentit vozitësi ndalet dhe e pyet e këmbësorin për lëndime i njëjti deklaron se nuk kam lëndime dhe vozitësi largohet në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në raportin policor thuhet se këmbësori ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e Spitalit në Prizren ku sipas mjekut kujdestar, ai kishte lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Policia njofton se në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit