9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Mbi 761 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1,615,360 doza të vaksinës anti-COVID-19. Ndërsa, 761 mijë e 595 qytetarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat antiCOVID-19.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  (IKSHPK) bëri të ditur për një të vdekur dhe 8 raste të reja anti-COVID-19.

Të martën Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas masave të reja, ora policore mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përjashtim të rasteve emergjente.

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit