Nëse s’ka koalicion PDK – LDK, pozita e nënkryetarit në Prizren e ‘rezervuar’ për Zafir Berishën

Zafir Berisha shumë lehtë mund të bëhet nënkryetar i kryeqytetit historik.

Të paktën kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta në Prizren.

Ky burim i ka thënë portalit se partitë tjera janë në pritje, që në rast se nuk ka marrëveshje mes PDK-së e LDK-së, Zafir Berisha mund ta marrë pozitën e dytë për nga rëndësia.

“Po, është e vërtetë. Ai (Zafir Berisha) po e pret marrëveshjen ose jo mes dy partive më të mëdha. Nëse jo, atëherë hyn seriozisht në lojë për postin e nënkryetarit”, tha tutje ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se para pak çastesh ai ia lëshoi pozitën e asamblistit në Prizren mikut Shukri Quni.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit