8.1 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Dhjetë vjet nga vdekja e Sabri Godos

Sabri Godo ishte një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, shkrimtar dhe skenarist. Më datë 3 dhjetor 2011, Sabri Godo u nda nga jeta pas një beteje me një tumor në mushkëri. Varrimi u bë me datën 4 dhjetor në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Godo ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollën fillore e kreu në Delvinë dhe më pas të mesmen e vazhdoi në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

Ai u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të ngjeshur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.

Ndër veprat e tij artistike përmenden romanet dhe tregimet e tilla si: “Plaku i Butkës”, Roman historik (1966); Ali Pashë Tepelena, roman 1970, Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972); “Intendenti”, tregim (1973); “Skënderbeu (1975), “Prova e zjarrit”, roman (1977); “Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985); “Ujërat e qeta”, roman, (1988); “Koha e njeriut”, roman (1990), “Udhëtari”, roman (2009).

Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Në 12 dhjetor 2012 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i dha Sabri Godos, pas vdekjes “Urdhrin e Skënderbeut” me motivacionin:

“Personalitetit të shquar të politikës dhe kulturës kombëtare, politikanit të urtë e vizionar, me kontribut të çmuar në proceset demokratike, shkrimtarit e skenaristit që talentin e vuri në shërbim të popullit e vendit të tij”

Në 14 dhjetor 2012, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano i ka akorduar Sabri Godos, titullin e nderit “Commendator” me motivacionin:

“Në konsideratë të meritave të veçanta, dhe me propozim të Presidentit të Këshillit te Ministrave, me dekretin e datës 27 dhjetor 2011, i dorëzon zotit Sabri Godo, Titullin e nderit “Commendator”, me të drejtën për të gëzuar nderimet e larta përkatëse dhe për tu regjistruar në librin e Commendatorë-ve”.

Vdekja

Më datë 3 dhjetor 2011 Sabri Godo u nda nga jeta pas një beteje me një tumor në mushkëri. Varrimi u bë me datën 4 dhjetor në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Qeveria shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.

“Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e atëhershëm të Qeverisë.

Ndërsa, më 10 maj 2013, Bashkia e Tiranës zbuloi bustin e Sabri Godos pranë Kuvendit të Republikës.

Më Shumë

“Amerika” – kënga e re e Shqipe Kastratit që sjell emocion dhe traditë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Prizreni, Shqipe Kastrati, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Amerika”, një këngë që bashkon ndjenjën e...

Prizren: Dy të ndaluar, një kërkesë për arrest shtëpiak dhe nëntë aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra, përfshirë ndalime, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje aktakuzash ndaj disa personave...

Lajmet e Fundit