17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Politika shqiptare kthen sytë nga 8 dhjetori i 1990-ës

E mërkura e 8 dhjetorit ka shënjuar 31-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri dhe tashmë Ditën Kombëtare të Rinisë.

Nëpërmjet platformave online dhe mesazheve të ndryshme, udhëheqësit e politikës shqiptare kanë përcjellë urimet e tyre.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zgjodhi të kthehej pas në kohë, në atë që ai e quan “dita e ardhjes së pluralizmit politik”.

Për kreun e shtetit, kjo datë i ka rikthyer “emocionet e paharruar, kur në Qytetin Studenti u thirra për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90”.

Meta ka theksuar se sa herë liria, demokracia dhe pluralizmi politik vihen në pikëpyetja, ai ndihet i thirrur vetvetiu si asokohe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e rinisë solli në vëmendje shpalljen e Tiranës, vitin e ardhshëm, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Për të, 8 dhjetori duhet t’u kushtohet vetëm të rinjve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në protestat e dhjetorit

Ndërkohë, lideri i selisë blu, Lulzim Basha, e ka cilësuar këtë ditë si motiv për të vijuar thirrjen se “duhet luftuar diktatura e sotme”.

“Thirrja për Shqipërinë si gjithë Evropa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci”, shkruan ai në median e tij sociale.

Ndër të tjera, kryeopozitari Basha thekson se “8 Dhjetori 1990 është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja” dhe “ndryshoi përgjithmonë” historinë e Shqipërisë.

Nuk kishte si të mungonte as urimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë.

Ndërsa shprehen krenarë që kanë mbështetur popullin shqiptar, Ambasada Amerikane ka shfaqur gatishmërinë për t’i qëndruar sërish, krah shqiptarëve “ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”.

Sakaq, drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka shkruar se kjo datë “bën të ulin kokën në turp”.

Sepse për të, “misioni u la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste”.

Dita Kombëtare e Rinisë

8 dhjetori shënon tashmë Ditën Kombëtare të Rinisë dhe 31-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Që prej vitit 2009 – vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë – data përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo, në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990.

Disa pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës, më 8 dhjetor 1990 u bënë nismëtarët e kthesës historike.

Protestave që sollën rënien e sistemit komunist në Shqipëri.

Lëvizja Studentore është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Ishte motoja e atyre që kërkonin ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës.

Ata i dhanë fund epokës së vetizolimit komunist dhe sundimit ideologjik.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1848 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

AKP shpall për qiradhënie 72 prona në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 228 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës.   Ndërkaq, në rajonin e...

Lajmet e Fundit