18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rudiger i vendosur të largohet nga Chelsea, shumë klube janë futur në garë për të

Futbollisti i Chelsea-t, Antonio Rudiger, nuk ka rinovuar kontratën me Chelsea-n dhe siç raportojnë mediat angleze, ai as nuk e ka ndërmend ta bëjë atë.

Kontrata aktuale e futbollistit me blutë e Londrës skadon në verën e ardhshme dhe sipas asaj që shkruan “The Independent”, përfaqësuesi i Gjermanisë, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit.

Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubi të Real-it janë takuar me vëllain e futbollistit, njëkohësisht edhe menaxherin e Rudiger, të cilët thuhet se kanë rënë dakord për kushtet e marrëveshjes, e cila pritet të zyrtarizohet në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, madrilenët nuk janë të vetmit që interesohen për qendërmbrojtësin 28 vjeçar.

Në garë për të marrë shërbimet e tij, siç thuhet ka hyrë edhe Bayrn Munich, të cilët dëshirojnë ta transferojnë Rudiger-in me parametra zero në qershor të vitit të ardhshëm.

Por, përveç tyre, shtatëlartin e duan edhe skuadrat tjera angleze, Manchester United dhe Chelsea, mirëpo thuhet se Rudiger është i vendosur për tu larguar nga futbolli anglez.

Pra, edhe pse Chelsea përmirësoi ndjeshëm ofertën e rinovimit të kontratës, siç duket Rudiger është i vendosur për tu larguar nga aty.

Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm në formacionin e londinezëve, i cili është bërë i padiskutueshëm në repartin e mbrojtjes.

Kujtojmë që Chelsea e transferoi atë nga Roma, në verën e vitit 2017, për shumën e 35 milionë eurove.

Gjatë këtyre viteve me skuadrën e Chelsea-t, Rudiger ka zhvilluar 166 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar nëntë gola.

Ai me skuadrën e Chelsea-t ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Superkupën e Evropës dhe dy herë FA Cup.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Lajmet e Fundit