10.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Dëgjohet eksperti financiar në gjykimin ndaj ish-zyrtarit autorizues të Komunës së Dragashit

Sot ka vazhduar gjykimi ndaj ish – zyrtarit certifikues të Komunës së Dragashit Avni Nebiu i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se në Gjykatën e Prizrenit i lartcekuri po gjykohet se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare ka keqpërdorur pasurinë ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për servisin ” Menti ”.

Në seancën e sotme të udhëhequr nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi është proceduar me dëgjimin e ekspertit financiar Agim Sheqiri.

Gjatë dëshmisë së tij, eksperti sqaroi se për çdo shpenzim mbi 100 euro duhet të merren aprovime, të udhëhiqen procedurat e prokurimit publik, të nënshkruhen kontratat dhe shërbimet të procedohen sipas kushteve.

Më pas, ai sqaroi se zyrtari autorizues lejon inicimin e aktivitet të prokurimit publik, ku njashtu edhe e jep sinjalin apo të drejtën zyrës së prokurimit për me shpallë një aktivitet të prokurimit. Tutje, eksperti tha se zyrtari autorizues bënë autorizimin ashtu që përmes sistemit të fribalancit zoton mjetet për shumën e aprovuar.

Lidhur me deklarimet e ekspertit Sheqiri, kundërshtime pati nga i akuzuari Nebiu dhe mbrojtësi i tij avokati, Fatmir Jelliqi për faktin se sqarimet përkitazi me ekspertizën ishin të përgjithshme, duke mos arritur të ofrohen informacione relevante gjykatës se nëse këtu i akuzuari ka pasur shkelje gjatë ushtrimit funksionit të tije si drejtor i administratës komunale pranë autoritetit kontraktues përkatësisht si zyrtar autorizues i pagesave.

Pas deklarimit të palëve procedurale, për shkak të fundit të orarit të punës kryetarja e trupit gjykues vendosi që seanca e radhës të vazhdoj më 21 janar 2022 në ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën pasdite do të bëhet përurimi i renovimit të tërësishëm të ndërtesës së Shtëpisë së...

Peci: Gratë e Krushës i subvencionuam me mbi 1 milion e 900 mijë euro

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, thotë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur 30 gra të Krushës me 1 milion e 933 mijë e 327...

Lajmet e Fundit