8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Katër trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja, pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë në Itali

Punonjësit e shpëtimit në Sicili në kërkim të të mbijetuarve kanë gjetur katër trupa të tjerë të varrosur nën rrënojat e disa ndërtesave të hënën, pasi ato u shembën pas një shpërthimi të fuqishëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit gjetën katër nga gjashtë personat që ishin ende të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi të shtunën në mbrëmje.

Kështu, zbulimi i fundit e çon numrin e të vdekurve në shtatë në qytetin e Ravanusa pranë Agrigento-s në jug të ishullit.

Kishte pak shpresa për të gjetur të gjallë dy personat e fundit të zhdukur, thanë punonjësit e shpëtimit.

Një ndërtesë banimi katërkatëshe u shemb pas shpërthimit, që ndodhi në orën 20:30 të shtunën dhe disa ndërtesa të tjera u shkatërruan gjithashtu.

Dhe ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy gra të gjalla nga rrënojat.

Rreth 100 persona nuk mund të hynin më në shtëpitë e tyre, ndërsa zona përreth ishte e mbuluar me rrënoja, me zjarre që vazhdonin të shpërthenin. /Telegrafi/

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit