Kryesindikalistët e Policisë takohen me ministrin Sveçla, bisedojnë për Ligjin e Pagave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me kryetarin e ri të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin dhe nënkryetarin, Avdi Hoti.

Në njoftimin e Sindikatës së Policisë thuhet se ata kanë diskutuar për tri çështjet më kryesore: “Ligjin për paga”, “Ligjin për sigurimin shëndetësor”, si dhe “Ligjin për pensionim të parakohshëm”.

“Delegacioni i Sindikatës së PK-së është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë për Policinë e Kosovës, përmes Ministrisë se Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim. “Ministri Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtarët policorë dhe kushtet e tyre në punë.”

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit