Numri i të vdekurve në Filipine u rrit në 375, të mbijetuarit kërkojnë ujë dhe ushqim

Po vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas tornadove të mëdha që goditën shtetin aziatik të Filipineve.

Stuhia shkuli çatitë dhe pemët, shkatërroi shtëpi dhe përmbyti vendbanime dhe fshatra më të vegjël.

Të paktën 375 njerëz u vranë, më shumë se 500 u plagosën dhe 56 rezultojnë të zhdukur.

Rreth 380 mijë njerëz janë larguar nga zona për shkak të stuhisë, raportojnë mediat e huaja.

Nuk ka energji elektrike apo ujë në pjesën më të madhe të Filipineve dhe policia, ushtria, zjarrfikësit dhe roja bregdetare janë aktualisht në vendngjarje, duke shpërndarë ushqim, ujë dhe duke ndihmuar të plagosurit.

Qytetarët shprehen të pakënaqur për faktin se asnjë politikan nuk është paraqitur dhe ka tentuar të ndihmojë “Ne kemi paguar taksat rregullisht dhe tani askush nuk do të na ndihmojë”. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit