14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

JoJo fejohet me aktorin, Dexter Darden

Të shtunën (24 dhjetor), këngëtarja 31-vjeçare, Jojo, njoftoi se i fejuari i saj tashmë, Dexter Darden, i ka propozuar.

“Përgjithmonë me ty? Duke festuar Krishtlindjet si e fejuar tani!!”, shkroi JoJo shkroi krahas fotografive dhe videove nga propozimi – të cilat janë i postoi në Instagram.

“Qenia njerëzore më krijuese, pozitive, e pashme, e fortë, e dashur, më kërkoi të martohesha me të. Pra, padyshim që thashë PO!!.Faleminderit për surprizën më epike të ditëlindjes ndonjëherë”, ka shkruar këngëtarja ndër tjera.

Foto: Dexter Darden/Instagram

Në fillim të këtij muaji, Darden bëri një dedikim për gruan e tij të ardhshme në ditëlindjen e saj me një postim të ëmbël në Instagram.Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të çiftit, shkruan People.

Foto: Dexter Darden/Instagram

“Gëzuar ditëlindjen yllit më të ndritshëm në universin tim, rrahjet në zemrën time, gruan për të cilën jam lutur. Faleminderit që më sfidove, më shtyve të jem njeriu më i mirë që mund të jem dhe që më bëre të buzëqesh kur askush tjetër nuk mundet. Ti je dhurata nga Zoti për botën, dhe dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”, shkroi ylli i “Saved by the Bell” në postimin e tij.

Ndërkohë, JoJo në tetor lansoi EP-në “Trying Not to Think About It”. /Telegrafi/

Më Shumë

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Lajmet e Fundit