17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Ish-kryetari Begaj shkon në pension me një ceremoni të organizuar nga kryetari Kastrati

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është mbajtur një ceremoni, me rastin e pensionimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë ceremoni, ish-kryetari Begaj u falënderua për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë tërë jetës së tij, e në veçanti në drejtimin të komunës, në dy mandate.

“Ju shprehi falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë, për të gjithë angazhimin madhështor e fisnik që keni bërë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj politik e profesional në shërbim të qytetarëve të dhe zhvillimit të Malishevës”, ka thënë kryetari Kastrati, në fjalimin e tij me rastin e pensionimit të ish kryetari Ragip Begaj.

“Kryetari Begaj, përmes punëve të mira dhe projekteve të shumta që ka bërë në këto tetë vite të qeverisjes sonë në Malishevë, ka bërë që ai të kthehet në një kryetar model e shembull që duhet ndjekur nga gjithsecili”, tha Kastrati.

OFERA NGA DEPPO MARKET

KLIKONI VIDEON

“Kryetar Begaj, ne e dimë, por e dinë edhe gjithë Kosova, që keni qenë model i menaxhimit të pandemisë së Covid-19, periudhës kritike për qytetarët tanë në dy vitet e fundit, dhe madje, përkushtimi juaj i madh ndaj qytetarëve, e në shërbim të tyre, të ka kushtuar me shëndet”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit të ish kryetarit Ragip Begaj

Më Shumë

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Lajmet e Fundit