Ministrja Haxhiu thotë se kanë përmbushur rreth 80 për qind të agjendës legjislative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë një konference për media ka thënë se është përmbushur rreth 80 për qind e agjendës legjislative të Qeverisë gjatë këtij viti.

Haxhiu ka thënë se gjatë kësaj periudhe është arritur të adresohen dhe përmbushin zotimet e dhëna, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Oferta nga DEPPO MARKET

“Së bashku me ekipin e kabinetit tim dhe shumë shërbyes civilë të MD-së dhe bashkëpunëtorë të jashtëm kemi arritur që të përmbushim zotimet tona që parashihen edhe në programin qeverisës, zotime këto që i kemi thënë edhe para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

 

Ajo tha se si MD janë të përkushtuar për të arritur objektivat e tyre.

“I kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës përmes reformimit të thellë të sistemit të drejtës si kusht i domosdoshëm për të vënë drejtësinë në vend dhe për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu,

Ajo ka thënë se problemet që kanë pasur gjatë vitit me institucionet e tjera të drejtësisë si KPK kanë ndodhur për shkak të reformave që duan të bëjnë në këtë sistem. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit