Kuvendi Komunal i Malishevës miratoi projektbuxhetin për vitin 2022

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Malishevës, me shumicë votash është miratuar projektbuxheti i Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 €, që krahasuar me vitin e kaluar është rreth 755 mijë euro më i lartë.

Bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahën miratimin e këtij projektbuxheti, i cili, sipas tij, për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë, konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit