17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

La Liga/ Luis Suarez zgjedh destinacionin e ardhshëm

Sulmuesi i Atletico Madrid-it, Luis Suarez-i, e ka vendosur destinacionin e ri. Në fund të sezonit, ai përfundon kontratën në “Wanda Metropolitano” dhe nuk dëshiron të rinovojë.

Uruguajani u bashkua me bardhekuqtë nga Barcelona në verën 2020. Suarez-i shënoi 21 gola, ndërsa Atletico u rikthye te titulli kampion në Spanjë pas shtatë vitesh.

34-vjeçari shënoi në fitoren e së enjtes mbrëma në Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së ligës së tretë, Rayo Majadahonda-s. Kështu i dha fund një serie prej 11 ndeshjesh për klubin dhe kombëtaren në të cilat ai nuk e kishte gjetur rrjetën.

Këtë sezon si Suarez-i, ashtu dhe Atletico nuk janë në formën e tyre më të mirë. Sulmuesi ka shënuar shtatë gola në 19 paraqitje. Skuadra renditet e katërta në La Liga.

Sipas gazetave sportive, asaj italiane “Corriere dello Sport” dhe spanjolles “Dario AS”, Suarez-i tashmë është gati të lërë Atletico-n. Por, jo vetëm.

34-vjeçari dëshiron të lërë edhe Evropën. Ai kërkon transferimin në MLS amerikane. Një lëvizje e tillë do i jepte atij një kontratë të kënaqëshme deri në përfundim të karrierës.

Suarez-i është pjesë e futbollit evropian që nga viti 2006. Fillimisht ishte pjesë e Groningen-it në Holand. Më pas kaloi te gjigandët e Ajax-it, Liverpool-it, Barcelona-s dhe tani te Atletico Madrid-i.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Lajmet e Fundit