14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Milan-i pranë rinovimit të kontratës me Theo Hernandez

Futbollisti i momentit te skuadra e Milan-it, Theo Hernandez, është shumë pranë rinovimit të kontratës me kuqezinjtë.

Ai po kalon momente shumë të mira me klubin e tij, të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit, duke shënuar dy gola ndaj Venezia-s.

Hernandez i cili mbajti shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit të Milan-it, e shprehi dëshirën që karriera e tij të vazhdojë me kuqezinjtë nga qyteti i modës.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar për vazhdimin e kontratës sime me AC Milan. Jemi në një pikë të mirë – negociatat po përparojnë, jam shumë i lumtur këtu që nga dita e parë”, tha Hernandez për Sky Sport.

Sipas asaj që raporton “MilanNews.it”, drejtuesit e klubit kuqezi janë duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin francez që do t’i mbante të lidhur palët deri në verën e vitit 2027.

Gjithashtu edhe paga e Theo-s pritet të dyfishohet, nga ajo në 2 milionë euro sa përfiton aktualisht, të shkojë deri në 5 milionë, së bashku me bonuset vjetore.

Kujtojmë që Theo Hernandez u transferua nga Real Madrid-i në verën e vitit 2019, për një shumë prej 21.5 milionë euro, derisa vlera e tij në treg tani është dyfishuar.

Deri më tani, mbrojtësi anësor ka regjistruar 104 paraqitje në të gjitha garat me fanellën kuqezi, prej të cilave ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 18 asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit