14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

NBA/ Nuk ka këndellje për kampionët, Lakers rikthehen te fitorja

Orët e hershme të mëngjesit të së martës (me kohën tonë lokale), u zhvilluan edhe gjashtë takime në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Assesi të këndellen kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks, të cilët pësuan humbjen e katërt brenda pesë ndeshjeve të fundit.

Bucks kësaj radhe u mposhtën në udhëtim te Atlanta Hawks, me rezultat 121:114.

Khris Middleton shënoi 34 pikë, shtatë kërcime e katër asistime për Milwaukee, por nuk arriti ta shpëtojë ekipin e tij nga humbja.

Në anën tjetër, për Atlanta-n shfaqi lojë të mirë Trae Young, duke realizuar 30 pikë e 11 asistime.

Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja pas tre humbjeve radhazi, të cilët mposhtën Utah Jazz me rezultat 101:95.

Ylli i Lakers, LeBron James ishte më i miri në këtë takim duke realizuar 25 pikë shtatë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa te skuadra e Jazz u dallua Rudy Gobert me 19 pikë e 16 asistime.

Ndërkohë, Phoenix Suns po vazhdon me formë shumë të mirë, të cilët po i prijnë tabelës në Konferencën Perëndimore.

Suns morën fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur në udhëtim San Antonio Spurs, me rezultat 107:121.

Devin Booker ishte thjeshtë fantastik në këtë ndeshje, duke realizuar 48 pikë për Suns, derisa te skuadra e Spurs u dallua Jakob Poeltl, i cili shënoi 23 pikë e 14 kërcime.

Fitore në këtë xhiro mori edhe Miami Heat, të cilët mposhtën Toronto Raptors, me rezultat 104:99.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Portland Trail Blazers mposhti në udhëtim Orlando Magic me shifrat 98:88, si dhe Dallas Mavericks fitoi ndaj Oklahoma City Thunder me shifrat 104:102.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Lajmet e Fundit