Mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë janë infektuar me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka treguar se nga të dhënat e ditës së djeshme, janë evidentuar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me koronavirus.

Në seancën ku po debatohet mbi gjendjen me pandeminë në vend, Latifi tutje njoftoi se u është shkurtuar afati i kthimit në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma, njofton Klankosova.tv.

“Mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë janë infektuar me COVID-19. Kemi shkurtuar afatin e kthimit të tyre në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma”, tha ai.

Mes tjerash Latifi tha se numri i atyre që kërkojnë kujdes në spitale është ende i ulët dhe menaxhues.

“Jemi duke vlerësuar në mënyrë kontinuele situatën epidemiologjike në vend. Vlerësojmë vazhdimisht stafin profesional që deri më tani kanë dëshmuar një qëndrueshmëri të shkëlqyeshme dhe përkushtim të pashembullt. Në Kosovë kemi zgjedhur një rrugë të moderuar. Kemi vendosur kufizime në sektore të caktuara që janë me rrezik të lartë. COVID është gjithandej. Ju lus që në këtë dhomë të shenjtë të merremi vesh si ta transformojmë shëndetësinë në Kosovë, në qendër të vëmendjes ta kemi pacientin”.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit