Malisheva fiton ndeshjen e tretë në Turqi, skuadra kazake “viktima” e radhës

Malisheva e ka fituar edhe ndeshjen e tretë miqësore në Antalia të Turqisë ku po qëndron për fazën përgatitore.

Skuadra kosovare kësaj radhe e mposhti 2:0 ekipin nga Kazakhistani, Kyzylzhar Sk.Golat për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi i realizuan Mërgim Pefqeli e Hasan Hyseni.

Malisheva ndodhet tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të edicionit.

“Rriqrat” janë treguar mjaft aktiv edhe në merkaton e dimrit duke u përforcuar me disa lojtarë me përvojë në futbollin e Kosovës, përfshirë Xhevdet Shabanin, Fidan Gërbeshin, Behar Maliqin e Labinot Ibrahimin.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit