Ronaldo merr mbi 2 milionë euro për një postim në Instagram

Lojtari i Manchester United, arriti këtë numër vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke kaluar 309 milionë ndjekësit e Kylie Jenner.

Së fundmi, është zbuluar se sa mund të fitojë ylli portugez nga një postim në rrjete sociale.

Në shtator 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 (mbi 1.200 milion euro) funte për postim.

Me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 funte (mbi 2 milionë euro) – mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funte në Manchester United.

37-vjeçari doli i treti në listën e atletëve më të paguar të Forbes për vitin 2021, dhe me rritjen e të ardhurave të tij nga faqja e mediave sociale, mund ta shohë Ronaldon të rritet edhe më shumë këtë vit.

Pika historike mbresëlënëse do të thotë se ai ka më shumë ndjekës se të gjitha 92 klubet e futbollit në piramidën e Ligës Angleze të Futbollit.

Postimet e tij të fundit në Instagram përfshijnë foto me familjen e tij, stërvitje dhe foto nga udhëtimet e tij jashtë vendit,

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit