Një person sulmohet nga një qen endacak në Prizren

Një person është sulmuar nga një qen endacak në Prizren.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Ortakall”, rreth orës 7:30 minuta.

Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Rasti është konfirmuar për “PrizrenPress” nga mjeku, Sadri Hulaj.

“Viktima ka pasur kafshim në kofshë”, tregon Hulaj.

Sipas tij, viktima pas trajtimit është liruar për në shtëpi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit